Bashkia e Tiranës shpërndan bursat për nxënësit ekselent, Veliaj: Sot i bëjmë llogaritë për gjeneratën tjetër

Bashkia e Tiranës shpërndan bursat për nxënësit ekselent, Veliaj: Sot i bëjmë llogaritë për gjeneratën tjetër

Bashkia e Tiranës shpërndau bursat për 2.228 nxënësit më të mirë e të gjitha shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës për vitin shkollor 2015-2016.

I pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së bursave, ku morën pjesë prindër, mësues dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe finalizim i një prej nismave të para të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës për të promovuar dhe mbështetur ata që do të jenë nesër drejtuesit e vërtetë të kryeqytetit.

“Duke investuar tek ata që janë me të gjitha 10-a në mësime, besoj se mund të bëjmë shumë më shumë gjëra për qytetin, se sa kur nuk i inkurajojmë ata. Kjo është arsyeja pse kemi marrë vendime si rikthimi i bursës së ekselencës, jo për të kënaqim ata që shpifin dhe bërtasin, por për të investuar për gjeneratën tjetër. Ka shumë njerëz që thonë: “Ç’ke që merresh me këto punë me fëmijët sepse ata nuk votojnë!”. Por, besoj se kemi ardhur këtu sot jo për të bërë llogaritë e zgjedhjeve të radhës, por llogaritë për gjeneratën tjetër, që është gjenerata juaj”, nënvizoi Veliaj.

Ai shtoi se duke mbështetur arsimimin e brezit të ri dhe sidomos të atyre që kanë treguar vullnet për të shkëlqyer në mësime, mbështetet edhe e ardhmja e sigurtë e Tiranës dhe e brezit të ardhshëm.

 “Në fillim, shumë nga kolegët më thoshin se Tiranën e kemi gjetur me shumë probleme, prandaj nuk mund të japim para për nxënësit që dalin me 10-a sepse kemi shumë asfalt për të bërë, pemë për të mbjellë, puseta për të vënë kapakë, trotuare për të ndërtuar, shkolla për të vënë kaldajat. Megjithatë, si një familje që pavarësisht se çfarë vështirësish ka, asnjëherë nuk harron të investojë tek arsimi i fëmijëve të vet, besoj se edhe Bashkia jonë është si një familje e mirë. Ndaj, bëmë gjënë e duhur duke investuar për të shpërblyer ata që janë me të gjitha 10-a në Tiranë”, tha kryebashkiaku.

Ai shprehu mirënjohje në mënyrë të veçantë për gjithë mësuesit e Tiranës, të cilët falë mundit dhe pasionit të tyre edukojnë brezin e ri.

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy