Propozimi i Ramës për Albin Kurtin: Duhet një ministër shteti për bashkëpunimin me Kosovën

Propozimi i Ramës për Albin Kurtin: Duhet një ministër shteti për bashkëpunimin me Kosovën

Kryeministri Edi Rama konfirmon se në ditët në vijim do të takohet me kandidatin për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Kjo u tha gjatë konferencës për media të kryeministrit Rama, i cili shtoi se ka edhe disa propozime të reja për fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, -krijimin në të dy shtetet të Ministrive për Bashkëpunimin.

“Të krijohet një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Kosovën dhe atje një Ministri Shteti për Bashkëpunimin me Shqipërinë, të cilat do të ndjekin marrëveshjet dhe çfarë duhet bërë më tutje”, tha Rama.

Rama kritikoi edhe Qeverinë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj: “Mendoj se duhet të shkojmë përtej marrëveshjeve të bëra dhe të mbushim boshllëqet që u krijuan nga Qeveria e kaluar”.

Kryeministri Rama e ftoi Kosovën t’i bashkohej takimit në Ohër të Maqedonisë së Veriut në 10 nëntor bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për mediat, ai saktësoi se palët nuk kanë firmosur ende asnjë marrëveshje. Prezenca e Kosovës në këtë takim multilateral varet se sa shpejt do të formohet qeveria e re e Kosovës.

‘’Takimi i radhës do të jetë në 10 nëntor në Ohër. Nuk e di po u krijua qeveria  e Kosovës. Albini e tha qartë që Kosovë të jetë në të gjitha këto formate. Kosova është e ftuar, jo thjesht e mirëpritur. Dua të përsëris për takimin në Novi Sad. Atje nuk është firmosur asnjë gjë. Është dakordësuar sipas 4 parimeve të lëvizjes së BE-së: kapitali, mallra, njerëz dhe shërbime.

Nisma nuk është ekskluzive, por është gjithëpërfshirëse. Do të ishte gabimi më i madh nëse këtë moment do të vinim në dyshim Europën dhe aspiratën tonë në BE. Rrugëtimi jonë në Europë është testament’’, foli Rama për përfshirjen e Kosovës në ‘’Shengenin Ballkanik’’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy