Kontrollet e kryera nga SPAK në banesën e ish-gruas dhe bashkëjetueses së ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj, avokati Redon Meksi i shikon si show.
Ndërsa për opozitën ai tha nga studio e MCN Live se nuk goditet dot më, pasi ka kaluar afati ligjor si për korrupsionin dhe për shpërdorimin e detyrës dhe se ligjërisht nuk kanë çfarë ti bëjnë, përveç pastrimit të produkteve të veprës penale, që nuk ka afat parashkrimi.
Kontrolli i banesave është show. Se nëse do të kapësh një peshk të madh si Ahmetaj, apo njerëzit që janë marrë me korrupsionin e lartë nuk do i mbanin paratë poshtë krevatit, nuk besoj se do ishte e tillë si Ahmetaj dhe të tjerë.
Janë sulmuar shumica ish-anëtarë të PS, ish-aleatë, se kanë qenë të LSI. Si Lefter Koka dhe Alqi Bllako, nuk kanë qenë të PS, ndonëse ishin kohët e fundit kanë qenë të LSI më parë. T’ia ngecim pak armikut.
Akuzat që janë bërë janë shpërdorim detyre gjithmonë, që nuk prek paratë. Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre dhe nuk iu prek asnjë cent.
Nëse do ishte dënuar për korrupsion apo organizatë kriminale do i ishte kontrolluar çdo e ardhur.



