Vendimi i qeverisë: Oficerë sigurie në 150 shkolla të vendit

Vendimi i qeverisë: Oficerë sigurie në 150 shkolla të vendit

Në 150 shkolla të vendit do të vendosen për herë të parë oficerë sigurie. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe bërë i ditur para mediave nga kryeministri Rama. Kreu i qeverisë tha se ky vendim erdhi pas testimit me sukses në 15 shkolla të vendit të kësaj praktike të re, falë një projekti pilot. Rama theksoi se oficeri i sigurisë në shkolla nuk do të jetë thejsht një polic, por një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve dhe një vëzhgues i posaçëm.  

“Sot ne kemi vendosur të nisim zbatimin e programit e ri për oficerët e sigurisë në shkollat e vendit. Ky program u pilotua me rezultate të kënaqshme të konfirmuara nga komuniteti i mësuesve, prindërit dhe Policia e Shtetit në 15 shkolla. Tani do të shtrihet në 150 shkolla dhe do të fillojnë nga puna 150 oficerë sigurie të trajtuar enkas për këtë program. Është një program që siguron një rritje të ndërveprimit, mes shkollës, familjes dhe Policisë së Shtetit në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga hyrja në kanalet e lëndëve narkotike, por edhe në funksion të parandalimit të fenomeve të dhunës apo bullizmit. Në funksion të mbrojtjes së shëndetit nga duhani dhe në funksion të mbrojtje së moslënies së mësimit. Ne jemi të interesuar dhe sigurohet një hallkë e munguar pasi oficeri i sigurisë nuk është një polic, por një ndërmjetës mes fëmijëve mësuesve dhe prindërve dhe një vëzhgues i posaçëm. Besojmë shumë që nga ajo çka kemi parë në këto 15 shkolla të përfshirë në projektin pilot, jo vetëm do konfirmohet por do na japë një bazë rregulli në shkolla”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy