Xhafaj në Kroaci, merr mbështetje për hapjen e negociatave me BE

Xhafaj në Kroaci, merr mbështetje për hapjen e negociatave me BE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci pasi ishte i ftuar nga homologu i tij, Davor Bozhinoviç.

Në takimin e zhvilluar në Zagred, u konfirmua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe ndihma e pakursyer e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Palët konfirmuan bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve partnere dhe mike, të cilat kanë traditë të përbashkët në procesin e integrimit euro-atlantik. Ministrat e Brendshëm ndër të tjera diskutuan dhe ranë dakord mbi problematikën e menaxhimit të flukseve migratore, duke theksuar se në kushtet aktuale BE-ja duhet të ndihmojë më shumë vendet e rajonit.

Ministri Xhafaj mori garancitë për mbështetjen pa kushte të Kroacisë në procesin e hapjes së negociatave me BE. Takimi nga të dy palët u vlerësua si shumë i suksesshëm dhe frytdhënës. Në fund, Ministri Xhafaj e ftoi homologun Bozhinoviç për një vizitë në Tiranë për të konkretizuar më tej projektet e bashkëpunimit mes dy qeverive.

E pranishme në takim për palën kroate ishte edhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Teresa Gras, e cila ka qenë pjesë e kontakteve të vazhdueshme mes dy ministrive për të thelluar bashkëpunimin në tema të sigurisë, menaxhmit te kufijve dhe migracionit të jashtëligjshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy