“Nëse Rama e Berisha goditen nga reforma në drejtësi”, Ngjela: Unë avokati i tyre?!

“Nëse Rama e Berisha goditen nga reforma në drejtësi”, Ngjela: Unë avokati i tyre?!

Avokati Spartak Ngjela thotë se me përfundimin e procesit të vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët, do të fillojë zbatimi i reformës në drejtësi në radhët e pushtetarëve. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ngjela thotë se nga muaji mars do të dalin edhe emrat në radhët e politikanëve që do preken nga reforma.

Ai thotë se niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë, ndërsa shton se ndërkombëtarët kanë shfaqur interes për reformën në drejtësi, në mënyrë që t’i jepet fund këtij fenomeni.

Ngjela thotë se rreth 60 % e gjyqtarëve nuk do ta kalojnë vettingun, ndërsa shton se as politikanët dhe pushtetarët që shohim sot, nuk do t’i rezistojnë reformës në drejtësi.

I pyetur nëse preken nga kjo reformë edhe liderët kryesorë politikë në vend, ai thotë se ky proces do t’i prekë të gjithë.

PJESE NGA INTERVISTA

Eni Vasili: Rikthehemi tek dimri i politikanëve, po aty si është parashikuar
Spartak Ngjela: Unë mendoj që në mars nuk ka më njeri nga këta.

Eni Vasili: Nga këta, kush…
Spartak Ngjela: Që i shikoni sot në krye në politikën shqiptare.

Eni Vasili: Asnje?
Spartak Ngjela: Kreu mund të jenë 10, 20 ja dhe 30. Këta nuk do të jenë më.

Eni Vasili: Pra, Rama, Basha, Berisha…
Spartak Ngjela: A hyjnë në tri dhjetëshen Rama?! S’ka më njeri nga këta. Pse? Kështu ishte edhe në Kroaci, nuk munden dot më, nuk do t’i rezistojnë dot.

Eni Vasili: Po si do të largohen avokat? Si s’do jenë më? Rama është kryeministër i vendit, deri në mars nuk ka bërë akoma një vit nga mandati i dytë.
Spartak Ngjela: Këta i kanë bërë të gjitha përpjekjet, unë e kam denoncuar që duan të bashkohen. Njëherë bashkohen, njëherë ndahen, ju e shikoni, por e kanë kot. Nuk kanë këta eksperiencë se c’do të thotë perëndim. Dhe nuk e dinë se çdo të thotë drejtësi perëndimore dhe nuk e dinë se çdo të thotë ligj në perëndim. Shqipëria është në një pozicion të tillë që Washingtoni e do domosdoshmërisht në BE.

Eni Vasili: Po si do të ikin këta, me dorëheqje, a do t’i shkarkojnë?
Spartak Ngjela: Atë nuk e di unë le ta zgjedhin vetë, unë nuk e di. Unë e di që do të ikin me goditje penale. Kështu mendoj se do ikin me goditje penale.

Eni Vasili: Ju thoni që do shkojnë në burg.
Spartak Ngjela: Burgun nuk e kam unë në dorë, por duhet të zgjedhin avokat të mirë.

Eni Vasili: Ju do jua bëni avokatin?
Spartak Ngjela: Jo, asnjëherë. Ja ta deklaroj këtu.
Po jua them edhe njëherë. Problemi qëndron në faktin se ka një korrupsion gjigand në Shqipëri. Dhe e kanë pranuar të gjithë. Emra nuk kanë nxjerrë, por do t’i nxjerrin atëherë kur do bëhet presion, do të bëhet bllok kundër. Nuk ma merr mendja që politika e lartë perëndimore të nxjerrë emra, sepse ata i kanë emrat. Ata kanë një vit e ca që hetojnë politikën shqiptare, dhe i dinë të gjitha. Shërbimet nuk merren me gjyqtarët, institucionet e specializuara janë marrë me politikanët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy