Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në një lidhje skype me emisionin ‘Të Paekpsozuarait’ në MCN TV deklaroi se fillimisht ajo çfarë duhet theksuar është se Serbia është duke e mohuar përfshirjen e saj në sulmin e ndodhur të 24 shtatorit.
Sipas tij, nëse e shohim në mënyrën e organizmit dhe çështjet e tjera ka dyshime serioze se kjo është bërë me sponsorizim të shtetit të Serbisë dhe kemi të bëjmë me përgjegjësi të vetë Serbisë.
Në këtë rast është hetimi penal përballë në raport me individët i cili përfshin kompetencat që i takojnë Kosovës për të hetuar dhe vënë para drejtësisë personat përgjegjës. Në rastin tjetër do të jetë dhe çështja e ekstradimit të personave që dyshohet se kanë kaluar në serbi por duke pasur parasysh raportet me Serbinë kjo mbetet e vështirë.
Sa i përket përfshirjes së Serbisë si shtet në këtë rast kjo ka mundësi të kryhet përsh nga NATO, të qartësojë rolin e Serbisë në rastin konkret dhe nëse vërtetohet me prova dhe fakte që Serbia ka qenë e përfshirë në këtë sulm terrorist atëherë duhet të mbajë përgjegjësi.



