
Agron Duka tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se PAA do të intensifikojë punën me strukturat në mënyrë që në zgjedhjet vendore të luftojnë për anëtarë të Këshillit Bashkiak dhe varësisht kësaj do përgatiten për zgjedhjet parlamentare.
Ne jemi të detyruar të mblidhemi akoma më shumë rreth vetes, kam filluar dhe do të intensifikojmë punën me strukturat që kemi në mënyrë që në zgjedhjet vendore të luftojmë për anëtarë të Këshillit Bashkiak. Nëse arrijmë të marrin një numër të konsiderueshëm të Këshilli Bashkiak ndoshta mund të jemi gati për zgjedhjet Parlamentare.
Në 2016-2017 PAA krijoi një farë frymë në krahasim me sot. Duke qenë se nuk hymë në asnjë betejë elektorale na duhet punë e madhe të ngremë strukturat. Do mundohemi t’i ngremë.
Kam qenë me Tos Nanon dhe jo me Edi Ramën. Nuk është punë pazaresh. Nuk do do të shkoj po më thirri Edi Rama.



