Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar publikisht punën e Agjencisë për Kadastrën dhe Shërbimet Informative (AKSHI).
Lidhur me këtë, analistët e ftuar në MCN Live për të diskutuar mbi çështjet financiare dhe menaxhimin e institucioneve theksojnë se situata nuk është aq e qartë sa duket.
Analisti Indrit Vokshi u shpreh kritik ndaj qasjes së institucioneve dhe mungesës së reflektimit, teksa e konsideroi tëpadrejtë trajtimin e AKSHIT nga Rama si viktimë të Prokurorisë.
Mirë se nuk reflektojnë dhe s’kanë aftësi të vetëkorigjohen për atë që ka ndodhur në AKSHI, por shpallin edhe revolucion. Çfarë ka aty? Për atë që ka aty ka korrupsion dhe abuzim.
Kur Rama del dhe falënderon, por për çfarë? Ata kanë shkuar për vjedhje. Kjo është jashtë çdo rregulli demokratik. Kryeministri nuk është korrekt sepse e trajton veten dhe AKSHIN si korrekt dhe se po u bëhet një padrejtësi aty, por nuk është ashtu. S’ka nevojë të dalë ti lavdërojë kur kanë dalë çështjet dhe dosjet për grup të strukturuar kriminal.
Ndërsa analisti Aleksandër Çipa shtoi se analiza e abuzimeve financiare kërkon njohjen e sistemeve dhe një auditim të thellë:
Për të bërë një analizë ndaj një dukurie dhe abuzimi financiar, nevojitet njohja e dy sistemeve. Agjenci të tilla si AKSHI nuk janë një rast unik në Shqipëri; më parë ato kanë kaluar nga shërbimet manuale në dixhitale.
Ndjej njëlloj keqardhje për kolegët e mi, na mungon informacioni i nevojshëm për të kuptuar kostot. Nuk e di dhe dyshoj që aty mund të jenë marrë para. Një nga problemet më të mëdha të vendit është se ngritësh çështje dhe përfundon në një telashe pa përgjegjësi. Duhet ndjekur nga auditi financiar dhe kontrolli i tij.
Nëse një shërbim për sistemin kadastral në Shqipëri kushton 100 apo 200 mijë euro, sa bëhet në Kosovë? Sot del edhe imazhi i saj, Diella, dhe po hap një proces gjyqësor për efektin që ka shkaktuar; pra ne e kemi paguar njëherë shërbimin, tani do ta paguajmë sërish për imazhin. Çdo projekt duhet të studiohet mirë për impaktin dhe pasojat.
Analistët theksuan se pavarësisht vlerësimit publik, mungesa e transparencës dhe kontrolli i dobët financiar rrezikojnë besueshmërinë e institucioneve, duke krijuar hapësira për abuzime dhe keqmenaxhim.



