Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me propozim të kryeministrit, dekretoi këtë të mërkurë lirimin dhe emërimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Begaj bën me dije se ka emëruar në detyrë si Ambasador të jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut te z. Denion Meidani dhe lirimin nga kjo detyre të z. Fatos Reka.

Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.

Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, të kryesuar nga Mimi Kodheli.

Më herët Denion Meidani ka mbajtur pozicione publike si ai Drejtorit të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe këshilltar i Ministrit të punëve të Jashtme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy