
Kreu i dhomës së avokatëve Fatmir Braka në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me hartën gjyqësore për të cilën u shpreh se është kompetencë e këshillit të lartë gjyqësor dhe se çdo 5 vite bëhen ndryshime.
Ai tha se duke mos qenë dakord me këtë ndryshim u vendos që avokatët të bojkotonin për katër ditë seancat gjyqësore. Sipas tij me këtë ndryshim janë shkurtuar në numër gjykatat dhe dhoma e avokatisë nuk ka rënë dakord edhe pse deri tani asgjë nuk është marrë parasysh nga ankimet e tyre.
U bë 4 ditë për këtë bojkot dhe ai vazhdon në disa dhoma avokatie. Harta gjyqësorit është kompetencë e këshillit të lartë gjyqësor që çdo 5 vjet e përcakton këtë dhe në këtë 5 vjet është bërë kjo hartë që po kundërshtohet nga dhoma e avokatëve. Në këtë bojkot që dhoma mori ishin dakord të gjithë trupat e avokatisë dhe ky vendim ishte sipas një vendimi të marrë më herët. Ky bojkot do ishte katër ditë u vendos dhe pas 4 ditësh në orën 2 të premten u mblodh këshilli kombëtar ku u vendos se ne nuk jemi dakord sepse thuhet që është detyrë primare dhe kushtetuore që të sigurohet aksesi në drejtësi qytetarit, të japë dhe të marrë drejtësi. Dhe ajo që ka ndodhur është që nga 6 gjykata apeli do bëhet 1l, nga dy 7 gjykata administrative që ishin janë bërë 2. Ka lënë vetëm një gjykatë apeli për të gjithë Shqipërinë. E vërteta është kjo që këto vërejtje i kemi bërë si në ankimimet që kemi pasur, por parasysh nuk na kanë marrë.



