Drejtori i Institutit për Ekonomi dhe Politikë, Bashkim Selmani, për publikimet nga Partia Demokratike të një mesazhi në Whatsapp me ambasadorët, ku pretendohej se ishte shkruar nga ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe ku ju drejtohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, me fjalët “Po ata idiotët atje çfarë thonë?”, thotë se në gjuhën e diplomacisë një etiketim i tillë është i papranueshëm.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se do të donte të ishte lapsus një gjuhë e tillë, ndërsa ndan bindjen se mund të jenë fabrikime të shërbimeve sllave.
Lëshimi i asaj që njihet privat, por kur komunikimi privat merr karakter publik më rikujton çështje që fjalori denigrues nuk iu bën nder shqiptarëve. Se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për përkrahjen e Tiranës zyrtare.
Besoj se këto reagime janë nga qarqe sllave dhe kanë keqpërdorur komunikimin institucional. Mund të jetë një pakujdesi e vogël e cila nxit shumë pakënaqësi. Ne kemi nevojë për unitet kombëtar. Do të doja të jetë lapsus dhe pavëmendje në komunikimet private.
Në gjuhën e diplomacisë është e papranueshme. Duhet të kërkohet falje dhe të jepet. Jam i bindur se janë fabrikime të shërbimeve sllave, për të zbehur punën e shtetit shqiptar, në interes mbarëkombëtar.
Diplomacia shqiptare gjithmonë ka ndihmuar me mundësitë e veta.



