Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sanchez, ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sanxhez u prit nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të veçantë në ambientet e jashtme të Kryeministrisë, rreth orës 08.50 ku u dëgjuan himnet e dy vendeve.
Pas takimit në orën 10:00 është parashikohet që të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave.
Sanchez ndodhet në Shqipëri, në kuadër të turit që po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, me ndalesë në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë.



