Paketa me projektligjet e anti korrupsionit ka shumë mangësi dhe ka nevojë për ndërhyrje. Në këtë konkluzion ka dalë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ndërsa ishte i ftuar në komisionin e ligjeve për Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”. Sipas tij Ligji për përgjimin e zyrtarëve shkel të drejtat e njeriut.



