
Qetësinë e presidentit Meta gjatë ditës së votimit, vetëm pak orë pasi akuzoi ambasadoren amerikane për shantazh, analisti dhe gazetari Mustafa Nano e komentoi si të habitshme në studion e MCN TV.
“Duket sikur gjatë natës u është nënshtruar proceseve të ekzorcizmit, për të hequr nga vetja pasiguritë”, tha Nano.
Ndërsa analisti Shpëtim Nazarko e ilustroi këtë fakt me disa vargje të Dritëro Agollit.
“Tërë natën bënte shkopinj Aliu
Dhe betohej ta rrihte Masarin;
Në mëngjes i thyente shkopinjtë i ziu
Dhe ndizte menduar zjarrin...”



