Ministri Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

Ministri Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit për çështjen e negociatave me BE-në.

Përmes një séance dëgjimore në këtë Komision, ministri në detyrë, Cakaj, foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negociimit.

“Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres. Herën e kaluar vendimi për negociatave e u ndikua nga klima politike europiane. KE vlerëson largimin e 88 gjyqtarëve dhe prokurorëve”, u shpreh Cakaj.

Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.

Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negocimit me BE-në.

Kjo seancë dëgjimore u kërkua nga Rudina Hajdari, kryetare e komisionit parlamentar të integrimit.

Ajo shprehu hezitimin e komisionit se vendet e BE-së, si Gjermania, Franca, Holanda dhe së fundmi Greqia, që janë treguar skeptike, përsa i takon përkrahjes së Shqipërisë në hapjen e negociatave.

Me këtë rast, ministri Cakaj, u shpreh se nga këto vende nuk ka pas nje diskutim për mbylljen e negociatave.

“Ju përmendet 5 shtete, Gjermaninë, Danimarkën, Holandën. Ky është një perceptim i juaji. Problemi është se të gjitha këto vendet kanë problemet e tyre. Në një vend është problem shkalla e kriminalitetit, në një vend është pikëpyetja për zgjerimin e e BE-së. Ju përmendët dhe shqetësimin e krimit të organizuar. E para ky është një diskutim për hapjen e negociatave. Ky nuk është një diskutim për mbylljen e negociatave. Shqipëria padyshim që është një vend problematik, por puna është sa reforma kemi bërë për këtë proces. Ne jemi në situatën ku jemi duke kryer Vettingun”, u shpreh minsitri në detyrë Cakaj.

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me Shqipërinë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy