Në vijim të vizitës së tij në Uashington, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar me homologun e ri amerikan Rex Tillerson.
Takimi erdhi në kuadër të aktivitetit të Koalicionit Global kundër Shtetit Islamik ISIS, ku morën pjesë Ministrat e Jashtëm nga 68 vende të botës dhe ku u fol për hapat e radhës në luftës kundër shtetit Islamik.
Gjatë tri ditëve në SHBA, Bushati ka takuar senatorë e kongresmenë të cilët kanë vlerësuar kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit global.



