Manja marrëveshje me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion: Do e përfshijmë në sistemin tonë arsimor

Manja marrëveshje me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion: Do e përfshijmë në sistemin tonë arsimor

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Giuseppe Busia, President i Agjencisë Kombëtare Italiane Antikorrupsion kanë zyrtarizuar sot një marrëveshje dy-palëshe në Romë, të Italisë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, pala italiane me një eksperiencë të konsoliduar në trajtimin e korrupsionit, do të asistojë Drejtorinë e Përgjithshme të Antikorrupsionit në rrugëtimin drejt shndërrimit në një Agjenci Antikorrupsion në varësi të MD, me fokus të veçantë parandalimin e korrupsionit, duke e shtrirë edukimin për këtë problematikë në të gjitha hallkat e sistemit arsimor të vendit tonë.

Kjo marrëveshje do t'i shërbejë drejtorisë antikorrupsion për trajnimin e kapaciteteve njerëzore me ekspertizën e shkëlqyer që ofrohet nga ANAC.

Do punojmë me moton: Dy agjenci një drejtim! Një marrëveshje shumë e rëndësishme për Drejtorinë tonë. Do e shtrijmë procesin e edukimi për këtë problematikë në të gjithë sistemin arsimor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy