Hajdari: Hapja e listave, kusht i panegociueshëm për miratimin e ‘zgjedhores’, ky është misioni ynë

Hajdari: Hapja e listave, kusht i panegociueshëm për miratimin e ‘zgjedhores’, ky është misioni ynë

Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar sërish kryeministrin Edi Rama se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore në Kuvend.

Në një reagim në rrjetet sociale, ligjvënësja shqiptare shprehet se 75% e shqiptarëve duan hapjen e listave dhe sipas saj misioni i opozitës parlamentare është që të përfaqësojë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh.

“Dje i bëmë të qartë Edi Ramës se hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha”, tha Hajdari.

Ajo theksoi se sot mbi 75% e shqiptarëve e mbështesin dhe duan hapjen e listave si një mjet për të patur më shumë fuqi mbi vendimarrjen në Parlament.

Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt një takim mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe disa përfaqësuesve të opozitës parlamentare, por nuk pati një konsensus lidhur me ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy