
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Pa ekspozuarit" në MCN TV, ku u fol për Samitin e zhvilluar në Tiranë për Ukrainën, tha se Samiti në vetvete është pozitiv.
Ai veçoi faktin se në aspektin figurativ, Vuçiç ishte në krah të Zelenskyt.
Samiti, ishte një lajm i mirë, por ta shikosh më thellë, Shqipëria ka një farë roli të rëndësishëm, se ngjarje të tilla po zhvillohen edhe në Tiranë, për rolin që Shqipëria po ka në Ballkan.
Duke qenë së Shqipëria nuk prodhon lajme të mira në botë, ky ishte një lajm i mirë.
Këto janë takime, zhvillohen kudo, por ja që po zhvillohen edhe në Tiranë dhe kjo nuk ka ndodhur më parë. Ky është një zhvillim.
Ky Samit i ka shërbyer Ramës edhe për një gjë tjetër. Një nga shqetësimet është marrëdhënia Serbi-Rusi dhe në Tiranë, Vuçiç doli në krah të Zelensky.
Gjithë bota ka pasur një shqetësim, se mos Vucic afrohet me Putinin dhe nga ana figurative, Vuçiç ishte në krah të Zelenskyt.



