Partia Besa ishte e vemja Parti Shqiptare në Maqedoninë e Veriut që refuzoi të marrë pjesë në takimin e organizuar nga kryeministri Edi Rama. Në një lidhje Skype me MCN, nënkryetarja e kësaj partie, Besa Kadriu, tha se arsyeja e refuzimit lidhet me mosmbajtjen e përgjegjësive nga ana e BDI-së së Ali Ahmetit. Kadriu tha më tej se Ahmeti sa herë ka nevojë për mbështetje, gjen mënyrën për t’u bërë pjesë e tryezave të tilla.
Konsideruam që nuk është momenti i përshtatshëm për t’u ulur në tryezë. Vlerësuam që janë shumë çështje që janë pjesë e përgjegjësive të parealizuara të BDI, në një moment kur i duhet mbështetje për të qëndruar në skenën politike të Maqedonisë së Veriut.
Sa herë që BDI i duhet ndihmë nxit takime të tilla si takimi i sotëm. BDI shumë çështje që i ka marrë përsipër.
Kadriu tha se BDI nuk ka mbështetur projektet që u interesojnë shqiptarëve.
Dy projekte si autostrada Kërçovë-Strugë dhe Shkup-Kosovë, akoma sot janë dy projekte që po neglizhohen. Nga ana tjetër projekte të kësaj natyre reazliohen në pjesën maqedonase.



