215 delegatë të Vlorës firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit, Deromemaj: Basha do shkarkohet (VIDEO)

215 delegatë të Vlorës firmosin për Kuvendin e 11 Dhjetorit, Deromemaj: Basha do shkarkohet (VIDEO)

PD e Vlorës ka lexuar sot emrat që kanë firmosur për kuvendin e 11 Dhjetorit të Partisë demokratike.

Delegatët e PD dega Vlorë shprehen të qartë në vendimin e tyre se do të marrin pjesë në kuvendin e vetëm që është ai i 11 Dhjetorit pasi sipas tyre, nuk ka kuvend tjetër.

Nga 285 delegatë që ka dega Vlorë në total, për kuvendin e 11 dhjetorit kanë firmosur 215, një shifër kjo e cila sa vjen dhe rritet.

Nuk ka asnjë delegat i cili të ketë firmosur për prezencë në të dy kuvendet teksa pjesëmarrja në 11 dhjetor pritet të jetë më e madhe se 215 delegatë nga Vlora.

Kryetari i Partisë demokratike Dega Vlorë, Genc Deromemaj shprehet i qartë se nuk do të ketë një kuvend të dytë. 215 delegatët, sipas tij do të shkojnë vetëm në kuvendin e 11 dhjetorit. Sipas Deromemaj, z.Basha do të shkarkohet, pasi ky është një fakt tashmë.

Delegatët shprehen të sigurt në vendimin e tyre dhe nuk i druhen një përjashtimi. Nëse PD shëndoshet me përjashtimin e delegatëve të Vlorës atëherë sipas Deromemajt ata heqin dorë vetë nga detyrat e tyre në të mirë të Partisë Demokratike, nuk ka nevojë t'i përjashtojë Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy