Vetingu, Zhabina: Drejtësia e vjetër kishte probleme, por e reja ka sjellë shumë të tjera

Vetingu, Zhabina: Drejtësia e vjetër kishte probleme, por e reja ka sjellë shumë të tjera

Gazetari Zhevair Zhabina i frtuar në MCN Informacion ka komentuar procesin e vetingut për të cilin u shpreh se drejtësia e vjetër ka pasur nevojë për një riformatim, por duket se kjo e reja prodhoi më shumë probleme.

Ai tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe se zgjidhja e vetme mbetet rritja e numrit të gjyqtarëve.

Mua më kanë bërë përshtypje disa gjëra por do veçoja disa prej tyre. Kam përshtypjen se drejtësia e vjetër kishte nevojë për një reformim, por duke pasur parasysh se çfarë prodhoi atëherë ngrihen disa pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si shkoi i gjithë procesi sepse vetingu ishte vetëm një proces i reformës në drejtësi.

Drejtësia  e vjetër kishte nevojë për ndryshim, nuk mbaj mend që KPK apo KPA të kishte dhënë ndonjë vlerësim për cilësinë e ndonjë vendimi të marrë nga ndonjë prokuror apo gjyqtar, kemi parë njerëz të shkarkuar për 3 mijë euro apo 5 mijë euro. Problemi është ajo që prodhoi drejtësia. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast dhe unë mendoj se është shkolla magjistraturës, KLP, KPK. Mendoj se zgjidhja e vetme është rritja e numri të gjyqtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy