“Ka vetëm një PD, ajo zyrtare”, Nazarko: Basha arriti rezultatin më të mirë në historinë e partisë  

“Ka vetëm një PD, ajo zyrtare”, Nazarko: Basha arriti rezultatin më të mirë në historinë e partisë  

Analisti Shpëtim Nazarko theksoi se ka vetëm një Parti Demokratike, që sipas tij është ajo e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Nazarko tha se Basha ka arritur rezultatin më të mirë elektoral në historinë e PD-së, 622 mijë votat e marra më 25 prill.

Ai aludoi se Berisha mund ta ketë fituar bashkinë e Shkodrës me ndihmën e kundërshtarit politik.

Pavarësisht se çfarë ndodh në PD, ka vetëm një PD dhe kjo është partia zyrtare. E kamë parë Berishën si aspekt taktik, por asnjëherë si aspekt strategjik. Ekziston vetëm një PD, që shumë shpejt do jetë brenda udhëheqjes së vet normale që është Alibeaj-Basha, ose vetë Basha. Ata ndërtuan një operacion taktik për të parë fuqinë reale të Berishës. Nuk kam asnjë dyshim që ekziston vetëm një PD. Absolutisht nuk është dërrmuese për PD-në. Isha i sigurt që PD do t’i humbiste zgjedhjet për shkak të formulës dhe ngërçit të brendshëm. PD ka marrë për herë të pare 622 mijë vota. Nëse LSI do merrte votat e veta, atëherë ata do kishin fituar me PS-në. PD është në një vijë të qartë nën Alibeajn dhe Bashën se ku do të shkojë. Është shkëputur nga linja e bashkëpunimit me LSI-në. I ka treguar asaj se cili është Zot në shtëpinë e vet. PD humbi por kishte 622 mijë vota, po LSI pse u përgjysmua. Këta në emër të bashkimit kanë futur duart në xhepat e njëri-tjetrin. Në momentin që do kenë filozofinë përkatëse, ndjekësit përkatës, do ta mundin Ramën. Alibeaj thoshte troç, lërini këto përralla, ka vetëm një PD. Për një njeri pragmatik, një situatë ku një opozitë përmes përrenjve të gjejnë një formulë ku të formojnë lumin e madh. Pavarësisht se gjykatë mund të marrë vendim pro Alibeajt, Berisha mund të mbajë fraksionin e tij në PD. Është sigla e PD që mishëron fuqinë e militantëve dhe fuqinë reale. Vonesa në gjykatë, përveç aspekteve të tjera mund të jenë kontroll të këtyre 5 mijë njerëzve që ishin në stadium. Historia me 5 mijë mund të mallëngjejë torollakë, nuk mund të mallëngjejë ekspertët e ftohtë. Unë që e njoh këtë klasë politike prej 30 vitesh, e di që endet në mashtrime të tilla. Berisha mund ta ketë marrë Shkodrën me ndihmën e kundërshtarit politik. I thotë më lërë rehat në Durrës, unë po të lë në Shkodër. Vula që mban Alibeaj dhe Basha është legjitimuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar, për shkak të sjelljes së 8 janarit. Unë besoj që Basha ka arritur rezultatin më të madh në historinë e PD, 622 mijë njerëz”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy