Basha: Shqipëria të marrë masa. Spiropali: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë

Basha: Shqipëria të marrë masa. Spiropali: Shqipëria dënon agresionin rus në Ukrainë

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se duhet të bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë dhe të paekuivok kundër sulmit rus ndaj Ukrainës. Basha i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të marrin masa për t’ju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës, jetët e të cilëve tashmë janë në rrezik.

Dënimi pa ekuivok me termat më të ashpra të agresionit të Putin. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë, të paekuivok, të vendosur kundër këtij agresioni, nga NATO dhe BE. Shqipëria ka një zë të veçantë si anëtare e Këshillit të Sigurimit. Duhet ta themi fort zërin tonë. PD dhe opozita i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa, për tju gjendur pranë qytetarëve të Ukrainës në këtë akt të pashembullt agresioni. Dënoj me forcë agresionin rus.

Edhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend është shprehur se janë në të njëjtin mendim me opozitën dhe dënojnë me ashpërsi agresionin rus në Ukrainë. Spiropali ka theksuar se qeveria shqiptare do të qëndrojë në krahë të vendeve partnere në BE, NATO-s dhe SHBA-së përsa i përket qëndrimit të saj në këtë situatë të paprecedentë në Ukrainë.

Jemi dakord me qëndrimin e opozitë dhe u siguroj se qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar janë pranë anëtarëve tonë në NATO dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë për këtë agresion të papranueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Shqipëria është një ndër 44 shtetet që ka nënshkruar Samitin e Krimese jemi bashkë dhe nuk ka asnjë arsye për të vënë në dyshim qëndrimin e Shqipërisë krahë, SHBA-së, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë forcave që janë të alarmuara nga ky agresion që cenon sigurinë në Evropë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy