Spaho: PD do të vijojë betejën, derisa të bëhet drejtësi e plotë për zgjedhjet

Spaho: PD do të vijojë betejën, derisa të bëhet drejtësi e plotë për zgjedhjet

Partia Demokratike (PD) ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për refuzimin e përsëritjes së zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Korçës.

Zëvendëskryetari i PD-së, Edmond Spaho, tha në një deklaratë për media se PD do të vijojë betejën, derisa të bëhet drejtësi e plotë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Në Korçë qytetarët panë masakrën zgjedhore shumë kohë përpara ditës së zgjedhjeve. Panë sesi çdo institucion shtetëror u vendos në shërbim të Partisë Socialiste. Njerëzit panë sesi u punësuan qindra njerëz gjatë fushatës, u dhanë qindra leje legalizimi, u shpërndanë tendera për të blerë votat, u blenë votat me para në dorë”, tha Spaho.

Sipas tij, këto fakte janë kallëzuar të gjitha në SPAK, por asnjë nga provat për blerjen e votës nuk u morën parasysh.

“Shërbëtorët e Edi Ramës në KAS i mbyllën sytë para të vërtetës për të mbrojtur pushtetin e vjedhur të regjimit Rama-Doshi. Në shkelje të ligjit, KAS refuzoi të marrë zyrtarisht provat për t’u garantuar shqiptarëve të drejtën për votën e lirë”.

Ndër të tjera ai shtoi se tre anëtarët e zgjedhur të Partisë Socialiste në KAS po u mohojnë shqiptarëve të drejtën për transparencë të zgjedhjeve të blera.

“KAS refuzoi të bëjë drejtësi për qytetarët e Korçës, Devollit, Pogradecit, Maliqit dhe Ersekës sepse ata duan të mbrojnë dhe të fshehin vjedhjen e zgjedhjeve nga regjimi Rama-Doshi. Dosja e qarkut të Korçës është e mbushur me provat tona që faktojnë vjedhjen e zgjedhjeve, por regjimi Rama-Doshi ka kapur gjithë strukturat shtetërore në vend dhe po e përdor shtetin në shërbim të pushtetit, jo të shqiptarëve”.

Ai përmbylli fjalën e tij suke u shprehur se transparenca dhe drejtësia për 25 prillin do të bëhet e plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy