Arrestimi i Lefter Kokës/ Vasili: Shumë vonë dhe hipokrite!

Arrestimi i Lefter Kokës/ Vasili: Shumë vonë dhe hipokrite!

Fill pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, me urdhër të SPAK, ka ardhur edhe reagimi i LSI-së.

Në emër të kësaj partie, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, potencon faktin se denoncimet dhe faktet janë bërë prej kohësh nga LSI, kurse tashmë është vonë dhe hipokrite të falënderosh SPAK lidhur me këtë arrestim.

REAGIMI I PETRIT VASILIT

Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar Spakun.
Denoncimet dhe faktet atje kane qene prej shume kohesh, por mosveprimi ka qene i qellimshem dhe me regji.
Banda e aferes se incineratoreve nuk duhej te prekej para zgjedhjeve sepse ajo do te blinte dhjetera mijera vota te LSI per llogari te Rilindjes ne Durres,Tirane, Elbasan, Fier, Berat etj .
Ne krye te bandes eshte vete Edi Rama dhe Kryetaret e Bashkive e Ministrat ende ne detyre.
Banda e icineratoreve e detyroi edhe Lulzim Bashen qe te mos pranonte asnje anetar nga Lsi ne Komisionin Hetimor parlamentar.
LSI do te zbardhe te plote dhe deri ne fund kete afere para popullit shqiptar.
Shqiptaret nuk duan drejtesi me regji, por drejtesi te vertete dhe ne kohen e duhur!!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy