Berisha: Rama skemë për të përdhosur deputetët martirë. Konsensusi për rezolutën mbi Kosovën, arritje e madhe kombëtare

Berisha: Rama skemë për të përdhosur deputetët martirë. Konsensusi për rezolutën mbi Kosovën, arritje e madhe kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim për mediat pas aktivitetit përkujtimor me rastin e 76-vjetorit të dënimit të deputetëve dhe grupit të intelektualëve shprehu përulje para deputetëve martirë, të cilët hapën për së gjalli varret e tyre.

Ai shtoi se në kushte terrori të kuq, ata vendosën të grupohen në emër të pluralizmit politik si një opozitë e vërtetë.

Ekzekutimi i deputetëve të quajtur të pavarur, ishte de facto ekzekutimi i pluralizmit politik në Shqipëri. Sot ne erdhëm këtu në respekt të kujtimit të tyre dhe familjarëve të tyre, që ishin këtu të pranishëm.

Se, natyrisht, organizimi i kësaj ceremonie nga njeriu, i cili ka trashëgimi direkte familjare ekzekutimin e disidentit kolos, Havzi Nelës, jo në 46-ën, por në 88-ën, dhe nuk kërkon ndjesë për aktin prej xhelati të babait të tij biologjik, është një ironi e tmerrshme fati.

Ne erdhëm këtu për familjarët, siç e patë në mënyrën më absurde, Instituti i Studimeve të Përndjekjes Politike ishte zëvendësuar me Autoritetin e Dosjeve.

Kjo është skema e Edi Ramës për të përdhosur edhe njëherë deputetët martirë.

Dënoj këto skema të shpërfytyruara, të padenja dhe shpreh edhe njëherë nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për sakrificën e deputetëve guximtarë, kurajozë, të cilët luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga një diktaturë që u vendos fill pas mbarimit të luftës në këtë vend.

Ndërsa për rezolutën e dakordësuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe atë Socialiste, Berisha tha se për interesat e kombit shqiptar, që nga viti 2013 gjer më sot, kemi qenë në pozita të kundërta në qëndrimin ndaj Kosovës me PS-në dhe Edi Ramën dhe kjo është shumë e njohur.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, mendoj unë se duhet të ndërtohen së pari në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme.

Sado që jemi vëllezër, nuk jemi një shtet dual, jemi dy shtete të pavarura. Dhe në këtë kontekst, respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy shtetet, është kusht themelor se është respektim i sovranitetit.

Kjo nuk ka ndodhur në këto 10 vite, të mos hyj këtu për të listuar të gjitha aktet. Mendoj se konsensusi shënon një arritje të madhe kombëtare. Se u ra dakord të mbështetej plotësisht rezoluta e Kosovës.

Këtë prisnin shqiptarët e Kosovës nga parlamenti i Shqipërisë, priste çdo shqiptar që e do këtë vend. Plus dy rekomandime të tjera. Tani mund të thoni ju se çfarë ndodhi?

Aq sa mund ta merrni vesh se çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij, mund të merret vesh.

Po për ne, rëndësi ka që deputetët sot do të votojnë mbështetjen e plotë për rezolutën e Parlamentit të Kosovës dhe ky është një akt shumë i rëndësishëm në një moment shumë të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy