Takimi me gjyqtarët e Apelit/ Yuri Kim: Ju nxis të bëni punën me guxim. Do luftojmë bashkë me ju  

Takimi me gjyqtarët e Apelit/ Yuri Kim: Ju nxis të bëni punën me guxim. Do luftojmë bashkë me ju  

Ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot Yuri Kim me gjyqtarët e Apelit të GJKKO-së.

Në mesazhin e saj Yuri Kim ka theksuar:  “E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari”, duke shtuar se: “Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”.

 

POSTIMI

Ambasadorja Kim u takua sot me gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo i falënderoi ata për punën e tyre të madhe dhe tha:

“Nuk mund të theksojmë mjaftueshëm rëndësinë e një gjyqësori të drejtë, të paanshëm dhe të guximshëm, jo vetëm për popullin shqiptar, por edhe për miqtë dhe aleatët e tyre. Shqipëria po ecën përpara, jo pa vështirësi, por megjithatë po ecën. Rruga përpara, është e vetmja rrugë për të moshuarit shqiptarë, të cilët nuk hoqën kurrë dorë nga shpresa dhe për djemtë dhe vajzat e reja, të cilët kanë aq shumë nevojë për të. E nxis çdo gjyqtar dhe prokuror të këtij vendi që ta bëjë punën e tij me ndershmëri, duke zbatuar pa mëdyshje ligjin, me guxim dhe krenari. Ne do të qëndrojmë krah jush, do të vazhdojmë të luftojmë bashkë me ju”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy