Rama injoron protestuesit, Kryeministri: Kanë mbetur “sorrat”, mësimet i mora nga ‘Flamingot’

Rama injoron protestuesit, Kryeministri: Kanë mbetur “sorrat”, mësimet i mora nga ‘Flamingot’

Kryeministri Edi Rama injoron protestuesit që vijojnë të dalin në protestë çdo mbrëmje në bulevardin Dëshmorët e Kombit me kërkesën për dorëheqje. 

 

Pas reagimeve të një dite më parë nga protestuesit të cilët refuzuan ‘Besën’ që kreu i qeverisë u shpërndau deputetëve, përmes një postimi në rrjetet sociale Rama sqaroi se mësimet në lidhje me protestën nuk i ka marrë nga ata të cilët vijojnë dhe dalin pasi i quan sorra dhe korba, por nga ata të cilët dolën në ditët e para dhe paraqiten problematikat që i shqetësonin.

 

Kryeministri përjashton çdo mundësi që të japë dorëheqjen siç kërkojnë protestuesit pasi sipas tij, ata të cilët vijojnë protestën nuk kanë votuar më 11 maj për partinë socialiste dhe se me ta nuk ka nënshkruar kontratë. 

 

Ai tha se kontratën e ka me 800 mijë votuesit dhe se do e respektojë deri në fund. 

 

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

 

Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes WhatsApp-it, nga miq a të panjohur, muhabete* sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment:

 

Përsërisin që s’duan “dialog”, s’ka “negociata”, s’japin “besë” po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh. Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!

 

Fjala ime ishte për mësimet që mora nga flamingot dhe i drejtohej atyre, jo puplave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pas shtegtimit të flamingove. Në atë fjalë sorrat e korbat ishin pjesë, sepse janë ana e errët e protestës, po jo se kanë pjesë në ato mësime apo në detyrimet e nxjerra prej atyre mësimeve.

 

Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta, as mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë.

 

Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata po është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy