Dita e Çlirimit të Kosovës / Meta: Dita për të nderuar luftën e drejtë

Dita e Çlirimit të Kosovës / Meta: Dita për të nderuar luftën e drejtë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me anë të një postimi në median sociale Facebook, ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Ai i ka shprehur mirënjohje NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe vendeve të tjera demokratike.

Kreu i Shtetit ka theksuar se sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar.

Sipas Metës, Kosova është faktor paqeje, stabiliteti dhe meriton të jetë anëtare e NATO-s, e t’i liberalizohen vizat.

Gjithashtu, presidenti ka shprehur mbështetjen e shtetit shqiptar për sovranitetin dhe integrimin e Kosovës.

POSTIMI  I PRESIDENTIT META

Dita e Çlirimit të Kosovës, për të cilën çdo qytetar i saj kontribuoi dhe sakrifikoi, na kujton sot se sa e shtrenjtë është liria dhe pavarësia.

Falënderim dhe mirënjohje përjetë NATO-s, SHBA dhe vendeve demokratike mike, që kurorëzuan këtë aspiratë shekullore dhe kontribuojnë sot për të ndihmuar zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Sot është dita për të nderuar rezistencën dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Presidentin Ibrahim Rugova, Komandantin legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë martirët e kombit shqiptar.

Kosova, faktor paqeje, stabiliteti dhe sigurie në rajon, meriton të jetë anëtare e NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e saj është një domosdoshmëri, që duhet të ndodhë sa më parë.

Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit të saj, avancimit të procesit të integrimit euroatlantik dhe në të gjitha sfidat e ardhshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy