
Pas shumë takimesh dhe diskutimesh mes dy vendeve, është zhvilluar ditën e sotme raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë e Greqaië në lidhje me marrëveshjen e re për kufizimin e zonave detare.
Lajmi është bërë me dije përmes një njoftimi për mediat nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropës, ku theksuar se takimi është zhvilluar në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.
“Sot, me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu për raundin e parë të bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë, është bërë publike edhe nga ministria e Jashtme e vendit fqinj.
Në faqen zyrtare të ministrisë helene është njëjta si ajo e Tiranës zyrtare.
"Raundi i parë i bisedimeve midis Greqisë dhe Shqipërisë mbi përcaktimin e zonave detare u zhvillua sot, më 30 prill 2018, në Tiranë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive bashkëpunimi", thuhet në njoftimi e ministrisë së Jashtme.




