Alfred Cako deklaron se ka një përpjekje nga disa qarqe që t’i shtyjnë zgjedhjet nga maji në muajin shtator, ndërsa shprehet se aktualisht po fryn një erë kundër Edi Ramës.
Duke folur më emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai tha se amerikanët e Donald Trump e kërkon këtë sepse deri në maj, DASH mund të mos ketë caktuar akoma ambasadorin nga që ka probleme të tjera të mëdha.
Po e kërkuan amerikanët, gjendet hapësira. Nëse e shtyjnë bie Ramsi, se shtyrja prandaj do bëhet që SHBA të rrisin influencën, nëse duan të jetë Rama nuk e lëvizin datën e zgjedhjeve.
Edhe nëse bëhen zgjedhjet në 11 maj dhe ambasadori vjen më shpejt, unë them se po fryn një erë kundër Ramsit se Trump është betuar që do të luftojë të gjitha qeveritë që kanë qenë të lidhura me neoliberalët në Europë dhe të gjitha vendet ku kanë interesat politikë.
Ky bëri dhe gabimin e madh që vajti në Davos dhe bëri marrëveshje me Zelensky-n, në një kohë që Trump nuk e njeh Zelensky-n.
Zelensky-t i ka mbaruar mandati nuk është President i zgjedhur.



