Pas tatim fitimit, hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël, Rama: Zero taksa deri në 2029

Pas tatim fitimit, hiqet edhe TVSH-ja për biznesin e vogël, Rama: Zero taksa deri në 2029

Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe të Rinëdrtimit Arben Ahmetaj se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.

"Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak. Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori" tha ai.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria jo vetëm që mori eurobondin pa asnjë dyshim, por shtoi se tregjet i ofruan 4.8 herë më shumë, pasi shteti shqiptar është i besueshëm.

"Memoria e tyre ka pesha të rënda nga eurobondet e së shkuarës që po ti krahasonim duket sikur krahasojmë kohën e paqes me të luftës. Shqipëria është i pari vend, që tregjet emergjente arrin të dalë me një prim zero, nga një emetim i ri eurobondesh. Mjedisi sot mbetet shumë volatil dhe cilësinë e librit, pasi ai përbën një bazë investimesh që zgjerohet në mënyrë domethënëse. Libri përfaqësonte 4.8 herë më shumë se nevoja e vendit. Dolëm me një objektiv dhe na ofruan 4.8 herë më shumë. Si mund ti ofrohen një kredimarrësi me risk 4.8 herë më shumë?! Kjo vjen, pasi shteti shqiptar është i besueshëm. Libri që përfaqëson 4.8 herë më shumë se nevojat flet shumë qartë, po ashtu flitet për nga 4.125, në 3.625 duke i lejuar Shqipërisë një ekonomizim shumë serioz në pagesën e borxhit. Gjë që na bën të lumtur, thotë drejtuesi i një prej bankave më prestigjoze të planetit. Shqipëria nga tregjet u vlerësua me një përgjigje de fakto më të mirë se Maqedonia. Po e sjell meqë është në modë krahasimi" tha Rama.

 Rama, deklaroi se eurobondi që Shqipëria do të marrë prej 650 mln euro është për një afat 7 vjet dhe me interes 3.625%. 

"Ne kemi dalë me një prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht. PD flet për gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve", u shpreh ai.

Rama deklaroi sot se pas heqjes së tatim fitimit për biznesin e vogël deri në 2029, qeveria ka qëllim që të heqë edhe TVSH-në për këtë kategori po deri në 2029. Gjithashtu edhe për agroturizmin, ai tha se synohet të jenë 100% pa taksa.

"Nëse me jepni fjalën se ky do të jetë lajm në vete dhe të tjerët në vete do të përgjigjem. Por po ju them edhe njëherë se për ata që kanë dalë nga një situatë e vështirë, që kanë biznes të vogël, dhe që janë njerëzit praktikisht më shembullorë. Ne në parlament do të cojmë rishikimin e buxhetit dhe dotë rishikojmë paketën fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim fitimin, dhe jo për fushatë me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi. Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do u heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje. Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël. Të gjithë ata emigrantë, ta shikojnë Shqipërinë për të hapur një biznes të vogël për të ardhur dhe për të jetuar me familjen, më mirë sesa nga rropatja në emigracion. Të gjitha projektet në agroturizëm të jenë 100% pa taksa, nuk diskutoj tarifat vendore, as sigurimet shoqërore", tha kryeministri.

Sipas tij, të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë të marrin shtëpitë e gjyshit dhe sërgjyshit, të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë.

"Brenda këtij sesioni biznesit të vogël ti themi nuk ke taksa, zero TVSH, je në pozicionin që respektohesh për punën dhe aleat i shtetit për të mbajtur kontrollin mbi biznesin e madh, që të voglin e përdor për evazion. Nuk do të ketë më inspektorë të dera. Njerëz të lirë. Nuk e ka asnjë vend. Të gjitha ata me biznes të vogël" tha Rama.

Përgjatë fjalës së tij për daljen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve të huaja, kryeministri Rama nuk la pa ironizuar edhe opozitën, për të cilën tha se është një balonë tabake pa bisht.

"Ajo që ka ndodhur dje me Shqipërinë në tregjet e kapitaleve është që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjitha parametrave ekonomik. Po ashtu është me rëndësi të nënvizohet se merr vlerësimin në lidhje me riskun. Më vjen keq që ky lajm i jashtëzakonshëm nuk ka marrë vëmendjen e duhur”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se opozita ka vazhduar një avaz që në këtë rast nuk shkon fare, pasi bëhet fjalë për Shqipërinë, për shtetin dhe për popullin shqiptar. Nuk diskutohet që është meritë e qeverisë që ne dalim me këtë vlerësim nga tregjet kapitale pas dy goditjeve.

Ne kemi dalë me një prim zero. Më vjen keq që flitet në mënyrë të ngjashme me fluturimin e atyre balonave tabake pa bisht. PD flet për gëzim pse morëm borxh. Ndërkohë që duhet të hidhëroheshim, sepse edhe ata janë hidhëruar. Nuk është kështu, krejt e kundërta është e vërtetë. ne kemi marrë një konfirmim nga tregjet. Kjo na bën një vend të besueshëm, na jep mundësinë të zgjerojmë bazën tonë të financimit të ekonomisë dhe financimeve”, u shpreh ai.

Sipas tij, kur vendi del në tregjet e kapitaleve është në një proces të hapur ku synimet jo gjithmonë përputhen, duke shtuar më tej se qeverisnin ata që sot janë të hidhëruar që gjatë procesit të daljes në treg hyri për 7 dhe doli për 11. Pra doli me një barrë të tmerrshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy