PD: Qeveria po bën goditje selektive ndaj mbështetësve të PD, ndal gjobave politike

PD: Qeveria po bën goditje selektive ndaj mbështetësve të PD, ndal gjobave politike

 PD, përmes sekretarit për klimën e biznesit dhe deputetit të saj, Flamur Hoxha, ka akuzuar sot qeverinë Rama, se po vazhdon me ndëshkimin, sipas tyre të sipërmarrësve të cilat kishin mbështetur PD-së gjatë fushatës së saj elektorale.

Përmes një komunikimi për media, Hoxha tha se akuzat bazoheshin kryesisht tek denoncimet e ardhura në Partinë Demokratike, duke shtuar se sot nga qeveria shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq.

DEKLARATË E FLAMUR HOXHA

 Korrupsioni, klientelizmi, gjobat kanë përkeqësuar gjendjen e biznesit, por shumë prej tyre ndodhen në këtë periudhë në sulm të vazhdueshëm nga qeveria si kundërshtarë politikë.   

 Denoncimet e ardhura në Partinë Demokratike dëshmojnë për një fushatë selektive të qeverisë kundër bizneseve që u deklaruan në fushatën zgjedhore pro ndryshimit dhe dolën në krah të Partisë Demokratike. 

 Sot, shumë prej këtyre bizneseve po trajtohen si armiq. Përmes gjobëvënës në zyrat e bashkive dhe të tatimeve, po tentohet hakmarrja me presion, nënshtrim, ose falimentim e shumë bizneseve në Tiranë dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit. 

 Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të ndalojë këtë praktike primitive. Bizneset duhen lënë të qetë të punojnë mes kaq shumë vështirësive që u ka krijuar keqqeverisja e Edi Ramës. 

 U bëjmë thirrje bizneseve ta refuzojnë presionin nga kushdo qoftë ai! Partia Demokratike do të jetë në krah të çdo sipërmarrësi që punon për të rritur ekonominë. Gjobat politike janë të papranueshme! Ato rrënojnë biznesin dhe ekonominë e vendit. 

 Goditjet selektive, trajtimi i bizneseve si armiq dhe kundërshtarë politikë nuk e zgjidh hallin e Edi Ramës. Ai është kryeministri i një pakice të dalë nga një masakër zgjedhore, me një ekonomi në krizë, me fare pak investime të huaja dhe me besimin më të ulët historik nga bizneset. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy