Mbyllja e hetimeve për Goron, Bejko: Mungon prekja e të paprekshmëve, drejtësia ka nisur të lëvizë fort

Mbyllja e hetimeve për Goron, Bejko: Mungon prekja e të paprekshmëve, drejtësia ka nisur të lëvizë fort

Mbylljen e hetimeve për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë por jo akuzë për korrupsion, analisti Roland Bejko e sheh si një çështje me ndjeshmëri të lartë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se është një çështje që ka krijuar një ndjeshmëri të lartë politike, jo vetëm pse bëhet fjalë për pronat por edhe për faktin se është e implikuar një ish-ministre e qeverisë “Rama” si Olta Xhaçka.

Në 34 vjet të rënies së komunizmit, prona e shqiptarëve kështu është bërë, ka mbivendosje për një truall që ka vlerë me 4-5 pronarë.

Por në këtë rast kur ka të përfshirë zyrtarë të lartë ish-kryebashkiak dhe një ish-ministër merr një përmasë të madhe.

Vetëm seriozitet nuk ka republika shqiptare, kur dihet që vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të ekzekutohen, shtyrja që i ka bërë parlamenti me kërkesën e kryeparlamentares që të marrin pak kohë dhe të shprehet Komisioni i Venecias, nëse mund të detyrohen deputetët të votojnë ose jo për mandatin e Olta Xhaçkës, kjo bëhet për të marrë kohë.

Dimensioni që ka munguar në Shqipëri, është prekja e të paprekshmëve. Fakti që ka zyrtarë të qeverisë socialiste në mandatin e tretë, tregon se drejtësia ka nisur të ndjehet dhe të lëvizë fortë.

Tani kemi ndërtuar një shpresë të madhe për drejtësinë jemi shumë të vëmendshëm. SHBA-të inkurajojnë drejtësinë se këta janë trupa njerëzorë para se të jenë instrumente drejtësie.

Në dijeninë time SHBA kanë shumë telefonata, madje presin dhe bileta avioni për të inkurajuar drejtpërdrejtë drejtuesin e SPAK dhe BKH.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy