
Në lidhje me vendimin se Garda do të ruajë dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar PD.
Përmes një njoftimi për mediat, PD shprehet se vendimi është për tërhequr vëmendjen dhe për të bërë diversion, pasi sipas tyre kreu i opozitës ruhet nga Garda e Republikës që prej vitit 2007 dhe kjo nuk është diçka e re.
“Nëpër disa media Edi Rama ka propaganduar sot se Garda e Republikës do të mbroka Kryetarin e opozitës. Gjithçka për të hequr vëmendjen nga situata dhe për të bërë diversion. Të paktën që prej 2007, Garda e Republikës ruan Kryetarin e opozitës, sipas ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Për pasojë, edhe kryetari i PD, gjatë gjithë kohës, pa asnjë ndërprerje, ka qenë nën ruajtjen e Gardës së Republikës, siç legjislacioni në fuqi ka parashikuar.”, shkruan PD.



