Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Detyrë zbatimi i vendimeve të drejtësisë

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Tabaku: Detyrë zbatimi i vendimeve të drejtësisë

Drejtuesit e institucioneve kryesore janë mbledhur në Këshillin Kombëtar të Integrimit për të analizuar siç duhet detyrimet e tyre në procesin e integrimit.

Kryetarja e këtij këshilli Jorida Tabaku vuri theksin tek mbështetja e institucioneve të reja të drejtësisë me një pavarësi jo vetëm në letra, ku theksoi se detyrë mbetet zbatimi i vendimeve të drejtësisë edhe kur nuk janë ato që duam.

Ajo u shpreh se këshilli KKE është hapur për shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë. Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua.

Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile. Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucionë kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre.

Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.

Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy