
Sipas kandidatit për deputet të partisë Dindja Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit parti e parë do të dalë ajo që është përcaktuar në marrëveshjen e 2017-ës.
I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Skënderi tha kjo marrëveshje është ende në fuqi dhe pasojat e saj sipas tij po I vuajmë edhe sot.
Siç u shpreh Skënderi problemi më I madh në Shqipëri është sistemi që është krijuar, ndaj duhet kufizuar fusha e veprimit që kryetarët e qeverive kanë.
“Ajo që kanë ndërtuar dy pronarët është pikërisht fabula që mund t’iu digjet vota. Problemi nuk është Edi Rama, është sistemi, ai është i gjithëpushtetshëm ai është i gjithëpushtetshëm sot, edhe ai që do vijë pas tij do jetë po ashtu. Duhet kufizuar fusha e veprimit që ata kanë sepse rrëshkasin. Ju mendoni se po ra Rama dhe po erdhi Basha do ndryshojë qeveria? Pse duhet t’ia japin votën Bashës, edhi PD me lista të reja, ka po të njejtët njerëz, me listë dëshirash. Marrëveshja e 2017 i hodhi në plehra programet. Ata i zhdukën sepse ishte marrëveshje tjetër në 2017-ën. U zhgënjyen njerëz. Marrëveshja është edhe sot dhe ne po i vuajmë pasojat. Parti e parë do dalë ajo që është përcaktuar në 2017-ën. Partitë e mëdha janë duke bërë një llogaritje të vogël dhe po i shkelin syrin elektoratit që përdor mendjen për të vlerësuar dhe vepruar në fund të ditës. Ajo shtresë ka për detyrë të dalë të votojë. Këto emra nuk duan ti dëgjojnë. Me këta nuk do kisha arsye për të dalë për të votuar”, tha Skënderi.



