PD: Kur banorët e Krujës u përmbytën, Rama shkoi për ekspozitë në SHBA

PD: Kur banorët e Krujës u përmbytën, Rama shkoi për ekspozitë në SHBA

Partia Demokratike ka sulmuar Ramën në vizitën e tij në Fushë -Krujë ku shpërndau dëmshpërblimet për zonat e përmbytura.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka komentuar vizitën e kryeministrit duke e komentuar si elektorale pasi sipas saj Rama kujtohet tani për banorët dhe fatkeqësitë kur po afrojnë dhe zgjedhjet.

“Në kulmin e fatkeqësisë, Rama i braktisi banorët. Tani që po vijnë zgjedhjet, bën sikur po i dhimbsen”, tha Zhupa.

“Ata dhe çdo qytetar i vendit e mban mend mirë se kur u rrethuan nga uji e balta, Edi Rama mori rrugët e botës për pushime luksi. Pikërisht, ditën kur qindra familje u përmbytën në Fushë-Krujë, Edi Rama shkoi në New York për ekspozitë pikture”, tha Zhupa nga selia blu.

“Sërish, ai nuk ka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, por fajin e kanë qytetarët, fajin e ka natyra, fajin e kanë kanalet që janë bllokuar. Ka 4 vjet që hedh para për luks, për zyra, për palma, për makina, për ekspozita pikture, për të parë NBA, për fundjavë me Gjushin, për shëtitje nëpër stadiumet e botës, para që po të shkonin për investime në bujqësi, në kanale kulluese e vaditëse nuk do kishte këto dëme me shiun e parë që bie. Këto para do të ishin të mjaftueshme për t’i dëmshpërblyer në kohë familjet e përmbytura e për tu ardhur në ndihmë fermerëve”, vijoi ajo.

“Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Qytetarët nuk e besojnë më Edi Ramën. Sepse nuk mund të besohet dikush që të kthen kurrizin në ditën më të vështirë, dhe kthehet kur afrojnë zgjedhjet”, përfundoi Zhupa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy