Një ditë më parë Gazment Bardhi deklaroi se opozita ka nevojë për bashkim, koalicion të gjerë politik në mënyrë që të vijojnë me një aksion të përbashkët kundër qeverisë Rama.
Lidhur me këtë thirrje, avokati Rezart Kthupi në s’mund të ketë vetëm bashkim individësh, por duhet që bashkimi të ndodhë për parime.
Ka të njëjtën frymë që ka pasur gjithmonë, bashkimi është për parime, nuk mund të ketë bashkim thjesht mekanik, hajde të bashkohemi, të mblidhemi të gjithë bashkë, front i bashkuar kundër Edi Ramës.
Çështja që shtrihet në raport me PD. Bashkimi nuk është bashkim individësh, por parimesh.
Parimet janë më të rëndësishme se ideja e bashkimit. Për çfarë do bashkohemi, kush ka qenë shkaku i ndarjes?
E para janë marrëdhëniet me drejtësinë, e dyta, marrëdhëniet me aleatët dhe e treta që këtu të bëhen reforma të thella politike. Reforma zgjedhore është e domosdoshme, jemi shumë vonë, ne kemi depozituar në parlament ndryshimet që duhet të pësojë kodi zgjedhor, ka nevojë të ndërhyhet në ligjin për ndarjen territoriale.



