
Gjatë takimit me delegacionin e lartë të kryesuar nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, presidenti Ilir Meta shprehu besimin se marrëveshja për Demarkacionin do të mbyllet me sukses.
Kreu i Shtetit shqiptar, Ilir Meta, inkurajon heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian për qytetarët Kosovën.
"Inkurajoj heqjen sa më parë të regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me besimin se Marrëveshja për Demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të përmbyllet së shpejti me sukses", tha Meta.
Presidenti Meta ndau të njëjtën bindje mbi rëndësinë që ka forcimi i rolit stabilizues të Shqipërisë në rajon. Meta siguroi se mbetet konseguent në rolin e tij konstruktiv dhe të dobishëm për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe me të gjitha vendet e rajonit, duke nënvizuar rëndësinë që ka frenimi dhe dekurajimi i politikave populiste në dëm të proceseve integruese dhe atyre të paqes në Ballkanin Perëndimor.



