
Analisti Ilir Kalemaj nga studio e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar lidhur me rekursin e Spak për ish-ministrin Saimir Tahiri deklaroi se nëse kjo do të ndodhte do të ishte një nga risitë më të mëdha në politikë, atë që e kemi cilësuar si peshku i madh.
Më tej Kalemaj u shpreh se edhe pse drejtësia foli, Tahiri ka zgjedhur të heshtë, kjo edhe për faktin sipas tij se ka shpresuar për një rikthim në politikë.
Në rast se do të pranohej rekursi do kishim risi për herë të parë në politikën e madhe, do kishim atë që e kemi cilësuar si peshkun e madh si i thonë që dënohet për krijim të grupit të strukturuar kriminale dhe jo për shpërdorim detyre. Kjo do ishte risi sepse në 30 vite ka pasur raporte që certifikojnë që këtu ka kapje shteti por kjo do i vinte gishtin mbi plagë korrupsionin 30-vjeçar. Implikimi i ministrit të brendshëm në atë kohë do të ishte një goditje dhe për qeverinë ‘Rama 3’ sepse ishte një nga ministrat më të suksesshëm në qeverinë ‘Rama 1’.
Tahiri për hir të së vërtetës nuk është artikuluar ai ka heshtur derisa drejtësia të flasë dhe prapë drejtësia foli dhe ai heshti. Pritshmëria e medias dhe publiku ishte që ai do rrëfente për përfshirjen në këtë aferë apo të tjera por kjo nuk ndodhi dhe Tahiri vazhdon ende të heshtë. Fakti që mori një dënim të formës së prerë dhe akuzat po i rëndohen tregon se ai nuk ka ndërmend të flasë. Përgjimet e paligjshme nuk mund të pranohen si fakte por Tahiri mund të ketë dhe prova të tjera. Mund ti jepen medias në mënyrë indirekte dhe i përdorin për shantazhe.



