Presidenti Meta nderohet në Kroaci me Titullin më të lartë të shtetit kroat

Presidenti Meta nderohet në Kroaci me Titullin më të lartë të shtetit kroat

Presidenti Meta nisi sot vizitën e tij shtetërore dyditore në Kroaci, duke u pritur me nderime të veçanta nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Gjatë vizitës shtetërore në Zagreb, Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nderua në një ceremoni solemne, nga Presidentja kroate Kitarović, me titullin më të lartë të Republikës së Kroacisë, “Urdhri i Lartë i Mbretit Tomislav me Shirit dhe Yllin e Madh”.

Titulli jepet për kontributin dhe veprimtarinë e tij të spikatur në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë, dhe fqinjësisë së mirë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Duke shprehur mirënjohjen e thellë për nderimin me titullin e lartë, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera gjatë kësaj ceremonie se “ky vlerësim më motivon për të punuar pa u lodhur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera historike e tradicionale mes dy vendeve e popujve tanë në të gjitha fushat. Shqipëria dhe Kroacia, partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë!”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy