Porti i Durrësit, Alibeaj: Po kthehet në koshin më të madh të parave të krimit, mbani parasysh tringëllimat e prangave

Porti i Durrësit, Alibeaj: Po kthehet në koshin më të madh të parave të krimit, mbani parasysh tringëllimat e prangave

Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij në Kuvend lidhur me projektin e Portit të Durrësit, deklaroi se po vidhet dhe shpërdorohet si të jetë prona e babait.

Ai e cilësoi si aferën më të madhe në Shqipëri, duke deklaruar se nuk e kemi luksin të heqim dorë nga një port që është nyja ekonomike e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë.

Ligji, shteti është vetëm një mirazh, me kaq para krimi blen gjithçka. Ky është fundi i shtetit, demokracisë, fundi i ëndrrës për të shkuar në Europë.

Është parajsë e krimit dhe pastrimit të parave kështu do të shndërrohet ky vend.

Vjen njëri këtu dhe bën përgjërimin më të madh, për shqiptarët duke siguruar këtë ndihmë kaq të madhe nga Lindja e largët.

Është një teatër! Me këtë qëndrim aq sa jemi nuk do të ndalemi. I kërkuam dhe Bashkimit Europian të shprehej. Brukseli na e do të mirën.

A është kjo një mundësi të jetësojë planin e amnistisë fiskale? Paraja del a pastër pasi hyn sterrë nga krimi! Po si bëjmë këtë ? Nëpërmjet pasaportave të arta.

Ta shesësh Shqipërinë në duart e krimit, është ta bëjnë koshin më të madh të plehrave të mbeturinave në botë.

Tha se do pastronte portin e Durrësit, por po  e kthen në koshin më të madh të parave të krimit në mes të Europës. Kaq e thjeshtë është!

Ky patrioti i madh, dihatjen se kuptova çfarë e kishte! Është arti i vjedhjes. 2.1 miliardë! Është para e madhe, ndaj ka edhe dihatjen, janë simptomat e hajdutit, mori leckën dhe iku.

Por sapo ta miratoni do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, këtë ka detyrim opozita. Kjo e sotmja është vetëm fillimi, tringëllimat e prangave të dy javëve më parë duhet t’i keni parasysh.

Duke ironiozuar gjuhën e Ramës në Parlament, ai tha se kur orteku të dalë nuk do ketë më poezi e vjersha, duke apeluar për kujdes nga ajo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy