Mogherini takohet me Cakaj: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Mogherini takohet me Cakaj: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, zhvilloi në Bruksel një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, ku u diskutua mbi avancimin e procesit të integrimit të vendit tonë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Përfaqësuesja e Lartë Mogherini përgëzoi Ministrin Cakaj për përsëritjen e rekomandimit të qartë të Komisionit, duke theksuar se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi ynë, duke veçuar arritjet e prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo riafirmoi bindjen e saj të fortë se Shqipëria është e gatshme të shkojë përpara në rrugën e saj të integrimit në BE dhe të hapë negociatat e pranimit.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy