Tryeza e Berishës/ Stojku: Aktivitet partie. Spahiu: Nuk ishte show, brenda pranverës do të kemi zhvillime

Tryeza e Berishës/ Stojku: Aktivitet partie. Spahiu: Nuk ishte show, brenda pranverës do të kemi zhvillime

Edmond Stojku, kryetar i partisë Aleanca Demokracia e Re tha në studion e MCN Informacion se tryeza e së premtes së kaluar e thirrur nga Berisha nuk është tryezë opozitare por një aktivitet i PD-së. 

 

Sipas Stojkut, tryezat opozitare kanë një formë tjetër. 

 

Për mua nuk është tavolinë opozitare, është aktivitet partie i PD-së. Kërkesat për një tavolinë opozitare duhet të jenë institucionale. Ftesat duhet të jenë institucionale, ftesat duhet të kenë kokë, subjekt dhe duhet të kenë dhe një objekt. Cila është arsyeja e mbledhjes? 

 

Ekrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha në studion e MCN Informacion se është domosdoshmëri bërja e një reforme zgjedhore me standarde evropiane që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

 

Ato gabimet që u bënë me zgjedhjet e 11 majit nuk duhet të përsëriten.

 

Është domosdoshmëri të kemi reformë zgjedhore me standarde evropiane për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme pas 35 vitesh.

 

Spahiu tha se tryeza e opozitës nuk ishte thjesht për shou. 

 

Ky vit ka nisur i vrullshëm. Brenda pranverës do të kemi zhvillime. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy