Mitro: Vizita e Spiropalit në Athinë pa ngarkesat e së shkuarës, tre parakushte për qeverinë shqiptare (VIDEO)

Mitro: Vizita e Spiropalit në Athinë pa ngarkesat e së shkuarës, tre parakushte për qeverinë shqiptare (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, vizitën e Elisa Spiropalit, e sheh pozitive dhe thotë se ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme foli për një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe përmbylljen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull, duke mos mbartur ngarkesat e së shkuarës.

 

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se çështja e kufirit detar mund të relaksohet nga gjithë paragjykimet e deritanishme dhe retorikat nacionaliste që e kanë shoqëruar ndër vite.

 

Mitro shtoi se në agjendë mbetet ende e pazgjidhur çështja e kufirit detar, e cila pritet të adresohet në kontekstin e ri gjeopolitik dhe energjetik të rajonit, pasi Shqipëria shihet si një vend potencial tranziti në arkitekturën e re energjetike të mbështetur nga SHBA përmes Greqisë, çka mund të ndikojë në relaksimin e qëndrimeve dhe përshpejtimin e zgjidhjeve.

 

Sipas tij, takimi zbriti marrëdhëniet mes dy vendeve në “real politikë”, në një moment kur Shqipëria ndodhet përballë nevojës jetike për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Europian dhe për të shmangur devijimet politike që mund të dëmtojnë perspektivën europiane të vendit.

 

Perspektiva e çdo diskutimi është pozitive, duket se është një vizitë që nuk ka ngarkesat e të shkuarës, pala shqiptare nuk shkon në Athinë me një lloj tensioni permament që ngre krye sa herë në Shqipëri ka zgjedhje. Përmbajtja e vizitës është shumë domethënëse kryesisht për Shqipërinë, se e dikton vetë procesi i përafrimit të Shqipërisë në BE që të marrë dritën jeshile të  çdo vendi të BE, për atë që është objektivi i Tiranës zyrtare, mbyllja e gjithë kapitujve të negociatave brenda 2027, me shpresën e një anëtarësimi të mundshëm në 2030-ën. Topi është në fushën e qeverisë shqiptare. 

 

Është një vizitë pa ngarkesa dhe aq më tepër që ministri i Jashtëm grek, ishte shumë i qartë, i ftohtë dhe i prerë në atë që i kërkoi Tiranës zyrtare që të përmbusheshin deri në 20207 tre parakushte, zoti Gerapeteritis i kërkoi qeverisë shqiptare të zhvishet nga çdolloj retorike nacionaliste, të plotësojë me rigorozitet çdo detyrim që rrjedh nga grupkapitujt e negociatave dhe pika e tretë mbrojtja e të drejtave të minoritetit etnik grek.

 

Kjo ka të bëjë në veçanti me të drejtat e njeriut, por edhe me të drejtat pronësore. Pati një optimizëm në gjithë diskursin e zonjës Spiropali, e cila foli për një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe përmbylljen e të gjitha çështjeve të mbetura pezull. Urojmë të jetë kështu, megjithatë ky takim vjen jo si rezultat i një procesi negociatash mes dy vendeve për çështjet e mbetura pezull siç ndodhi në 2017-2018 me ministrat Kotzias dhe Bushati, ku u deshën disa muaj, mos të them vite, për tu diskutuar në tryezë një paketë tjetër çështjes. 

 

Këtu jemi në një kontekst të ri politik, Greqia merr në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2027 presidencën e këshillit të BE-së dhe kësisoj është shansi për të qenë një avokat i fortë për integrimin e Shqipërisë në BE. Mediat e vendit fqinj raportuan se vizitës së zonjës Spiropali i parapriu një memorandum bashkëpunimi mes ministrisë së Jashtme greke dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve ku u dakordësua nxitja e investimeve të përbashkëta, projekteve të përbashkëta në fushën e biznesit, çka do të thotë se Shqipëria dhe Greqia tani janë pjesë e një strukture sigurie më të gjerë rajonale. 

 

Besoj dhe shpresoj që të dyja vendet të bëjnë hapa më të shpejta në këtë proces. Se janë vetëm dy vite që dy vendet duhet të përmbysin gjithë zotimet që kanë marrë, le të shpresojmë që të ketë një dinamikë më të shpejt, por çështja është në disfavor. 

 

Sa i takon çështjes së kufirit detar, e cila ka mbetur në vendnumëro, ku në konferencën me homologun grek, Mitro e cilëson të sforcuar deklaratën e Spiropalit se gjithçka do të bazohet në të drejtën ndërkombëtare.

 

Mu duk disi një deklaratë e sforcuar e zonjës Spiorpalit, se është një çështje që ka shqetësuar dy vendet ndër vite dhe do ishte paradoksale mos të përmendej në konferencën për shtyp. Po flasim në një kontekst të ri rajonal, Greqia është një nyje shumë e fortë energjetike në rajon, jo vetëm në Ballkan, por dhe në Mesdhe. Dhe me nënshkrimin e marrëveshjes në fillimin e muajt me kompaninë e madhe amerikane, mundëson që të jetë një faktor kyç në atë që e quajmë pavarësinë e Europës nga gazi rus. 

 

Në këtë kuptim Shqipëria mund të bëhej pjesë e këtij mekanizmi, çka imponon një tjetër raport mes dy vendeve dhe tani duhet të kuptojmë që është një dirigjent tjetër në lojë. SHBA përmes Greqisë kërkojnë të ndërtojnë një arkitekturë energjie në rajon që është tërësisht e pavarur nga gazi rus. Dhe në këtë pikëpamje Shqipëria mund të jetë një vend tranziti që do të lidhë Greqinë me pjesën tjetër të Europës. Kjo do të thotë se edhe çështja e kufijve detarë mund të relaksohet nga gjithë paragjykimet e deritanishme dhe këto retorikat nacionaliste që e kanë shoqëruar ndër vite. 

 

Kjo do të thotë se mund të kemi përshpejtim të procesit, edhe pse Tirana zyrtare nuk ka treguar ndonjë vullnet për ta çuar përpara zgjidhjen e kësaj çështje, pavarësisht dakordësisë të arritur që dosja të shkojë në Hagë, por ky angazhim nuk është përmbushur nga Tirana zyrtare. Presidenti i Republikës nuk ka dhënë ende veton për ngritjen e grupit negociator, por shpresojmë që kjo dinamikë e re të ndikojë edhe në zgjidhjen e kësaj çështje, por edhe të problemeve të tjera që kanë mbetur pezull mes dy vendeve. 

 

Ishte një takim i relaksuar sepse po zbresim në real politikë. Qeveria shqiptare është në një pozicion delikat sa i takon marrëdhënieve me Bashkimit Europian.

 Sigurisht që ka shprehur pa dilema orientimin e saj pro perëndimor dhe pro SHBA dhe sigurisht në raport me konfliktin në Ukrainë dhe përshpejtimi i anëtarësimit në BE, tani është një nevojë jetike që nuk lë më shumë hapësira për shkarje dhe devijime në retorika që mund t’i shërbejnë politikës së brendshme por nuk i shërbejnë perspektivës europiane të vendit dhe integrimit në familjen europiane, që gjithsesi do të shënojë një tjetër hap pozitiv në zbatimin e ligjit në Shqipëri, shtetin e së drejtës, ekonominë, por edhe sektorë të tjerë për të cilët vendi ka nevojë për mbështetjen e BE, por edhe për mbikëqyrjen dhe monitorimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy