700 mijë dollarë për një foto me Trump/ Reagon Presidenca: Padi për shpifje gazetës austriake  

700 mijë dollarë për një foto me Trump/ Reagon Presidenca: Padi për shpifje gazetës austriake  

Presidenca do të padisë gazetën austriake Kronen Zeitung, e cila në një artikull të publikuar së fundmi shkroi se janë paguar 700 000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guackë, që kreu i shtetit të siguronte një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Në një reagim përmes zëdhënësit, presidenca hedh poshtë shkrimin sit ë pavërtetë dhe shton se ka nisur punën për të përgatitur padinë për shpifje.

Këto shpifje, mjerisht të fabrikuara dhe të hedhura në tregun mediatik edhe kohë më parë, e kanë marrë përgjigjen shumë të qartë dhe në mënyrë asgjesuese, që në prill të vitit 2018.

Edhe kjo përpjekje e radhës, e rifabrikuar në mënyrë qesharake dhe vulgare, do të marrë përgjigje përpara drejtësisë austriake.

Presidenti i Republikës, ka autorizuar stafin dhe mbrojtësit ligjorë, që të përgatisin menjëherë padinë “Për përhapjen e të dhënave të pavërteta”, “Shpifje”, “Cenim të imazhit publik”, që në këtë rast cenon rëndë edhe interesat e larta shtetërore.

Në këtë mënyrë, shpifësit do të marrin përgjigjen e merituar përballë drejtësisë.

 Në shkrimin e Kronen Zeitung thuhet se Meta ka paguar për një foto me Trump gjatë ceremonisë së inaugurimit.

“Sipas dokumenteve gjyqësore amerikane, 700 000 dollarë kanë kaluar përmes kompanisë offshore Dorelita Limited nga një avokat i afërt me Metën”, shkruan Kronen Zeitung.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy