‘McGonigal’, deputetët kërkesë Kuvendit: Mocion me debat, pa limit kohor

‘McGonigal’, deputetët kërkesë Kuvendit: Mocion me debat, pa limit kohor

Deputetët e PD dorëzuan në Kuvend kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës të seancës së sotme, duke kërkuar mocion me debat pa limit kohor.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, deputetët kërkuan që në seancën e sotme të kenë kohë pa limit për të diskutuar për çështjen “McGonigal” dhe përfshirjen e emrit të kryeministrit Edi Rama në aktakuzën amerikane.

KËRKESA E DEPOZITUAR NË KUVEND:

Zonja Kryetare e Kuvendit, Ditët e fundit opinioni publik shqiptar dhe ndërkombëtar është tronditur prej një skandali të përmasave ndërkombëtare që ka përfshirë edhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), Departamenti i Drejtësisë Amerikane, dhe media amerikane e ndërkombëtare, më 21.01.2023 është arrestuar zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, i akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, me lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe për fshehje, manipulim de falsifikim të të dhënave për kontakte të papërshtatshme me shtetas të huaj, ku përfshihet Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe dy bashkëpunëtorë të tij që nuk mbajnë poste zyrtare ne Republikën e Shqipërisë.

Në padinë e ngritur ndaj z. McGonigal pranë Gjykatës së Distriktit të Kolumbias (Uashington), renditen një sërë faktesh që lidhen me të paktën 5 takime të fshehta të zhvilluara mes Kryeministrit Rama dhe z. McGonical, në praninë e dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar dhe vepruar ne emër të z. Rama, përfshirë përmes mitmarrjes së shumës së 225 mijë dollarëve për të ndikuar në zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri.

Kjo ngjarje e rënde është bërë publike pas një hetimi të thelluar dy-vjeçar nga zyra e FBI në Los Angeles ndaj dy zyrave te FBI ne Nju Jork dhe Uashington, duke iu nënshtruar tashmë një procesi gjyqësor në gjykatat e këtyre dy shteteve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh së oligarku Oleg Deripaska duhet të ishte i sanksionuar edhe nga Shqipëria që prej 8 Prillit 2023, si vend kandidat që baton sanksionet e Bashkimit Europian, rezulton se ai vazhdon të zotëroje biznese të licencuara drejtpërdrejtë nga Qeveria shqiptare, në shkelje të drejtpërdrejte të këtij detyrimi politik dhe ligjor.

Duke patur parasysh përmasën e jashtëzakonshme të këtij skandali të paprecedentë, ku Kryeministri shqiptar Edi Rama përfshihet si subjekt hetimi dhe akuzash për përfshirje në korrupsion ndërkombëtar, minimin e besimit të publikut ndaj institucioneve të shtetit shqiptar dhe cenimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërshtetërore ndërmiet Shqipërisë dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikës; si dhe, bazuar ne Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 te Rregullores se Kuvendit, një grup deputetesh kërkon:

1. Ndryshimin e Rendit te Ditës te seancës se datës 02.02.2023, ora 10.00 ;

2. Ne përputhje me piken 1, përfshirjen si pike e pare e Rendit te Ditës te një Mocioni me Debat për çështjen e mēsipërme.

3. Kërkojmë qe Debati te mos ketë limit kohor, duke i dhënë mundësinë çdo deputeti te shprehet.

Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit te kësaj kërkesë, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit te Seancës Plenare date 2 Shkurt 2023, ora 10.00, për te bere ndryshimin e Rendit te Ditës te kësaj seance sipas kërkesës se mësipërme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy